Dy policë në pranga: Spiunuan te grupi “Duqanxhik”!

November 4, 2024
1 minut lexim


Pas një aksioni të policisë në koordinim me Prokurorinë publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit u arrestuan tre persona dhe ndaj tyre u lëshua urdhër për nisjen e procedurës hetimore. Siç njoftojnë nga prokuroria dy policë, tani më në pension, dhe një person tjetër ranë në pranga pasiqë kanë spiunuar materiale sekrete të dojses hetimore të grupit të Gërçecit. Të dyshuarit, në periudhën nga dhjetori i vitit 2019 deri në mars të vitit 2021, kanë kryer veprën penale ‘Bashkëpunim kriminal dhe zbulim të sekretit zyrtar’.


Nga MPB njoftuan se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj personave D.G. (58), E.A. (58) dhe O.P. (44), të gjithë nga Shkupi, pasi të njëjtit dyshohen për lidhje me grupin e Gërçecit. Dy të parët janë ish zyrtarë të policisë. Nga MPB thonë se provat janë siguruar nga kontrollet e aplikacionit Sky, ku është zhvilluar komunikimi i grupit që dyshohet se merrej me vepra të ndryshme kriminale, përfshi këtu transportin e drogës nga Amerika e Jugut, në vendet e BE-së dhe në RMV.

Edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski konfirmoi se tre persona janë arrestuar si të dyshuar për lidhje me grupin e Gërçecit. Toshkovski tha se dy prej tyre janë ish-zyrtarë të policisë, tani më në pension, ndërsa shtoi materialet kundër tyre janë siguruar nga aplikacioni “Sky”.


Sipas organit të akuzës, provat materiale të siguruara fillimisht për të dyshuarin e parë rezulton se ai dhe familjarët e tij posedojnë pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme dhe depozita kursimi, të cilat i tejkalojnë shumë të ardhurat e tij të ligjshme si punonjës policie.



Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime! Partizimi i Agjencisë për Media – Ilire Dauti braktis seancën!

Story i radhës

Zbardhen bisedat në telefonin e pedagoges së arrestuar në Elbasan, jo vetëm para… studentët e “joshin” edhe me patate

Të fundit nga

ShkoLartë