dy police dyshohet se jane larguar nga maqedonia e veriut pas rastit te rrahjes se dy shqiptareve 6acab86d9330c

Dy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!

October 11, 2026
1 minut lexim
IMG 1004

Dy zyrtarë policorë, një maqedonas dhe një boshnjak, dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas zbulimit të rastit të rrahjes brutale të dy shqiptarëve

Ndërkohë, avokati i policëve të tjerë të përfshirë në rast i ka kërkuar Prokurorisë që t’u garantohet siguria klientëve të tij, pasi, sipas pretendimeve, ata kanë marrë kërcënime me vdekje.

Sipas informacioneve paraprake, kërcënimet për sigurinë personale dyshohet se kanë qenë një nga arsyet që dy zyrtarët policorë janë larguar nga vendi.

Ndërkohë, pritet që Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të ndërmarrë masa për dy policët që dyshohet se kanë braktisur institucionin policor, përfshirë edhe lëshimin e fletarresteve, nëse kjo konfirmohet nga organet kompetente.

Deri më tani, këto informacione kërkojnë konfirmim zyrtar nga institucionet përkatëse.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ylli i pretty little liars keegan allen sulmohet prane makines grabitesit i marrin oren 6acab48203854
Lajmi i mëparshëm

Ylli i “Pretty Little Liars”, Keegan Allen sulmohet pranë makinës, grabitësit i marrin orën

te pakten 12 te vdekur dhe 309 te lenduar nga sulmi ne aeroportin e riadit 6acb243203312
Lajmi i radhës

Të paktën 12 të vdekur dhe 309 të lënduar nga sulmi në aeroportin e Riadit

Të fundit nga

ShkoLartë