Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një përplasje në një nga pistat e skijimit në Kodrën e Diellit .
Sipas policisë së Tetovës, njëri është i mitur dhe tjetri punonjës në Kodrën e Diellit.
“Dje në ora 16.20 në SPB të Tetovës është raportuar se në pistat e skijimit të Kodrës së Diellit, një i mitur nga Kosova gjatë skijimit ka goditur makinën me borë të drejtuar nga A.N (32) nga Tetova, punëtor në kompaninë që menaxhon qendrën e skijimit. Dy personat janë lënduar dhe janë dërguar për tretman mjekësor në apitalin klinik të Tetovës”, njofton Marjan Josifoski, zëdhënës në SPB Tetovë.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.