Një llogari në Twitter e njohur në rrjetet sociale si aktiviste dhe mbështetëse e partisë Levica zbulon publikisht se nuk do të respektojë vendimin e kryesisë së partisë që nuk e mbështeti portestën antiqeveritare.
Protesta e organizuar nga VMRO-DPMNE dhe sonte do të jetë para qeverisë në orën 20:00. “Kam hyrë në Levica sepse jam zhgënjyer me tradhtitë që po ndodhin në Maqedoni. Por kësaj radhe nuk pajtohem me vendimin e Apasiev i cili nuk e ka përkrahur publikisht protestën dhe për këtë sonte do të dal për Maqedoninë”, shkruan deputeti i Levicës që mbetet në partinë e udhëhequr nga Dimitar Apasiev.
Njejtë si Levica, sonte në protestë ishte dhe partia tjetër proruse e Baçevit.
Në ditën e sotme më 18 qershor 2018 filluam protestat të cilat zgjatën shtatë muaj deri në janar të vitit 2019. Një ditë më parë më 17 qershor ishte nënshkruar e ashtuquajtura Marrëveshje e Prepës. Për Referendum kishim sukses, për ndryshime kushtetuese nuk arritëm të kemi sukses, sfida vazhdon…shkruan kështu Baçev para protestës në Qeveri.
Ja video
https://www.facebook.com/JankoBachev66/videos