Dy palestinezë plagosen nga të shtënat e forcave izraelite në Bregun Perëndimor

December 18, 2022
1 minut lexim

Dy palestinezë u plagosën nga të shtënat izraelite gjatë një bastisjeje ushtarake në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Forcat izraelite rrethuan një shtëpi në qytetin e Nablusit për të arrestuar një baba palestinez dhe djalin e tij, duke shkaktuar përleshje me banorët vendas, thanë dëshmitarët okularë.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze tha se dy palestinezë u plagosën nga të shtënat izraelite dhe 15 të tjerë pësuan asfiksi të përkohshme nga bombolat e gazit të hedhura nga forcat izraelite.

Tensionet kanë qenë të larta në Bregun Perëndimor në javët e fundit pas bastisjeve të përsëritura izraelite për të arrestuar persona që ata i quajnë “palestinezë të kërkuar” ose për të prishur shtëpitë palestineze. Bastisjet shpesh ndezin përleshje me palestinezët, duke shkaktuar edhe viktima.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dy arsyet e vërteta pse ju keni ndaluar së dashuruari partnerin tuaj

Story i radhës

Opozita tuniziane: Dalja e ulët në votime, “dështim i madh” për presidentin

Të fundit nga

ShkoLartë