Arjanit Hoxha nga PDE – Fronti Europian thotë se dy opsione kanë qenë në tryezë për formimin e Qeverisë, FE dhe VLEN. Sipas tij, 100 ditë qeverisje janë të mjaftueshme që VLEN të rrezonojnë në vete dhe të vendosin nëse do të vazhdojnë qeverisjen.
Nëse VLEN vazhdon qeverisjen, Hoxha thotë se Fronti Europian do të vazhdojë politikën e vetë në realizimin e asaj që ka premtuar.
Por siguroi – se nuk do të dalin nga Kuvendi.
“Dy opsione politike kanë qenë në në tavolinë. Fronti Europian dhe VLEN-i. E provuan të VLEN-it. Nëse i ecë mirë, le ta vazhdojnë deri ku do t’i zgjasë. Nëse nuk i ecë mirë, bujrëm…
Janë dy opsione në tavolinë – Fronti Europian i cili është forcë legalisht opozitare në Kuvend dhe keni VLEN-in që është forcë legalisht në Qeveri. Për 100 e diçka ditë u provuan këta që deshën ta bëjnë ndryshimin. Nëse ata janë të kënaqur me atë që e kanë bërë, le ta vazhdojnë ndërsa ne do ta vazhdojmë politikën tonë deri në realizimin e asaj që e kemi premtuar. Nëse ata mendojnë dhe të paktën rrezonojnë që janë gabim në qasjen dhe në trajtimin si partner koalicioni, ata duhet të vijnë, të ulen dhe atëherë do ta ndërtojmë atë platformë për të cilën jemi zotuar. Ju tash thoni se VLEN thotë se ka rrezik se ne hyjmë në Qeveri! Ne çfarë duhet të bëjmë, ta lemë edhe Parlamentin dhe t’i themi VLEN-it – nëpërkëmbni shqiptarët sa më shumë.
E keni idenë ta lini Parlamentin?
Jo, jo. Po them se veprimin tonë do ta bëjmë në momente të caktuara dhe besoj se do të jetë krenar çdo shqiptar me ne. Ashtu siç nuk lejuam të nëpërkëmben shqiptarët gjatë qeverisjes së kaluar. Sot janë nëpërkëmbur shqiptarët për shkak të politikave amatoreske të përfaqësuesve të VLEN-it”, deklaroi Hoxha.
Burimi: tv21