Dy nga fituesit e edicionit të 11-të të Albanian ICT Awards nderohen nga Universiteti i Prishtinës

July 14, 2023
min lexim

Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, ka nderuar studentët e Fakultetit të Ingjinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, të cilët triumfuan me projektet e tyre më të mira në kategorinë ‘Diploma e Vitit’ në edicionin e 11-të të Albanian ICT Awards.

Në kategorinë e diplomës më të mirë të vitit në fushën e Teknologjisë, triumfoi studenti Synim Selimi, me projektin ‘Cyber NTF’, kurse në vendin e dytë u kurorëzua, Arbena Musa.

Rektori i Universitetit, Qerim Qerimi, ka vlerësuar sukseset e studentëve, duke kërkuar më shumë përkrahje për ta.

“Rezultati i tyre sigurisht që na bënë neve të ndihemi mirë, të jemi krenarë me ta. Sigurisht kjo përkthehet të ne me një detyrim shtesë, që ne të kujdesemi më tepër që të bëjmë më shumë që të jemi më afër tyre dhe të shohim se çfarë tjetër ata kanë nevojë që ne të rrisim e zgjerojmë tutje këto rezultate. Këto janë rezultate inkurajuese, tregues të një potenciali jashtëzakonisht që kemi ne dhe na takon ne që të ruajmë kultivojmë, dhe ta përfaqësojmë edhe më tutje”, ka deklaruar për Shqip.com, Qerim Qerimi, Rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Nga ana tjetër, profesori Blerim Rexha, ka deklaruar se organizime të tilla, janë në dobi të studentëve të fushës së ICT-së.

“Këtë vit, kemi pas fatin që dy nga temat e diplomës të vlerësohen me çmimin më të lartë në vendin e parë dhe të dytë, dhe kjo inkurajon një mbështetje për punën e mirë që po e bëjmë, por gjithsesi edhe një obligim që ta vazhdojmë me këtë angazhim edhe me gjenerata të reja”, ka thënë profesori Rexha.

Ndërsa, organizatorët e edicionit të 11-të të Albanian ICT Awards, janë shprehur të lumtur me punimet e studentëve.

“Universiteti i Prishtinës, ky institucion me një histori të lavdishme shënon identitetit dhe vetëdijen kombëtare sa i përket shkencës, inovacionit teknologjisë dhe prodhimit, kuadro dhe intelektualëve të rinj. Të marrësh mirënjohje nga një institucion i tillë, jo një por dy mirënjohje, është një moment i jashtëzakonshëm që përbën për ne një mesazh të fort që duhet të punojmë akoma më fort që jemi në rrugën e duhur”, ka deklaruar Kushtrim Shala nga ICT Awards.

E dy studentët fitues, Synim Selimi dhe Arbena Musa, kanë thënë se vlerësimi nga ICT Awards, ka ndikuar në rritje e angazhimit të tyre në projekte edhe më të mëdha.

“Albanian ICT Awards është një prej ngjarjeve më të rëndësishme sa i përket Inovacionit dhe Teknologjisë që e kemi. Përvoja gjatë krejt aplikimit dhe mbrëmjes gala, fatmirësisht edhe fitores, ka qenë e jashtëzakonshme. Ndjenjë shumë e mirë, por edhe përgjegjësi e madhe për dy arsye; e para që kjo jep ma shumë temës që kam apliku edhe tash është përgjegjësi shtesë me e qu deri në fund, me e komercializu idenë, me bo realitet edhe me e pru në treg”, ka deklaruar Synim Selimi,  Student i FIEK-së.

“Ka qenë shumë bukur, veç fakti që e kemi përfaqësuar në një far forme UP-në dhe kemi arritur të dallohemi në mesin e industrisë për temat që po i bëjmë, edhe po e shohim që kualiteti i tyre gjithmonë po rritet, po kemi mundësi ta prezantojmë në formën më të mirë të mundshme”, ka thënë studentja e FIEK-së, Arbena Musa.

Edicioni i 11-të i Albanian ICT Awards, mbylli rrugëtimin 3-mujor me një Mbrëmje Gala më 26 Maj 2023 në Tiranë, ku i bëri bashkë gjithë trojet Shqiptare.

Mes 50 finalistësh në shtatë kategori të ndryshme aplikimesh, 21 prej tyre u shpërblyen me çmimet e mëdha në teknologji.

Që nga hapja e këtij edicioni janë mbajtur mbi 25 takime pranë institucioneve arsimore, qendrave kreative, hapësirave të inovacionit, Komunave dhe institucioneve të larta shtetërore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Luginën e Preshevës.

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rebelimi i grupit Wagner/ Putin zbardh detaje nga takimi me Prigozhin, ja çfarë u diskutua

Story i radhës

Ministri i Jashtëm turk zhvillon bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Të fundit nga

Myrto Uzuni mes La Ligas dhe SHBA-së

Myrto Uzuni po bën paraqitje fantastike me Granadan në Spanjë, ku po shënon gola të rëndësishëm. Sulmuesi beratas ka hyrë gjithashtu në historinë e skuadrës spanjolle, teksa është bërë golashënuesi i këtij
ShkoLartë