Dy ndeshje interesante të mërkurën

November 22, 2022
1 minut lexim

Të mërkurën luhen dy ndeshje interesante në kuadër të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Bëhet fjalë për ndeshje të mbetura për shkak të angazhimeve të Besa Famgasit dhe Rahovecit në gara evropiane.

Kampionia në fuqi dhe liderja e klasifikimit, Besa, është mysafire e Vushtrrisë. Kjo ndeshje luhet prej orës 19:00 dhe i takon xhiros së shtatë.

Besa natyrisht llogarit në fitore të re, ndërsa vushtrriasit pas ndeshjes së fortë me Trepçën, do të tentojnë të shfaqin një tjetër lojë të mirë.

Ndeshja Kastrioti – Rahoveci i takon javës së gjashtë. Luhet prej orës 18:00 në Ferizaj.

Cilësia e këtyre dy skuadrave vlerësohet e përafërt, kështu që me të drejtë pritet ndeshje e fortë dhe interesante deri në fund.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Letër e hapur drejtuar Goran Rakiqit lidhur me qendrimin e tij politik ndaj Republikës së Kosovës

Story i radhës

Erdogan: Turqia do t’i sulmojë militantët kurdë me tanke dhe ushtarë

Të fundit nga

Përshtypjet e para, rëndësia në çift

E dimë që përshtypjet e para mund të na mashtrojnë, por a është kështu gjithmonë? Sa mund të mbështetemi në intuitën tonë apo duhet ta njohim plotësisht një person përpara se të
ShkoLartë