Dy ndeshje interesante luhen sot në basketboll, fokusi në Suharekë

January 20, 2024
1 minut lexim

Sot do të luhen dy ndeshje interesante në kuadër të javës së 18-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Takimi i parë dhe derbi i kësaj xhiro zhvillohet mes skuadrave verdhezi Golden Eagle Yllit dhe Pejës.

Ish-kampionët dhe kampionët do të përballen në një sfidë që pritet të jetë shumë interesante.

Therandasit janë në vendin e katërt me dhjetë fitore e shtatë humbje, derisa pejanët në vendin e dytë me 12 fitore me pesë humbje.

Ndeshje shumë e vlefshme është ai ndërmjet skuadrave prizrenase, Bashkimit dhe Proton Cable Prizrenit, që synojnë të paktën “Play-off”-in në këtë edicion.

Bashkimi është në vendin e gjashtë me gjashtë fitore e 11 humbje, kurse Prizreni në vendin e shtatë me pesë fitore e 12 humbje, andaj ky takim është shumë i rëndësishëm për të dy skuadrat.

Prince Caffe Superliga – Java 18

E shtunë

17:00 Golden Eagle Ylli – Peja

19:00 Bashkimi – Proton Cable Prizreni

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

E konfirmon edhe shkenca: Çiftet mund ta kenë të përbashkët edhe hipertensionin

Story i radhës

OKB, akuza Izraelit për ndalimin dhe keqtrajtimin e mijëra palestinezëve

Të fundit nga

Armend Dallku: Ky është futbolli 

Vushtrria meriton notë dhjetëshe për atmosferën që krijuan në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Mbi 6 mijë shikues e përcollën (shumica nga Vushtrria) finalen e barazhit mes Vushtrrisë dhe Llapit të Podujevës,
sqmken
ShkoLartë