Dy muaj pa ministër të Shëndetësisë, opozita e quan neglizhencë të Qeverisë

December 8, 2022
min lexim

Ministria e Shëndetësisë ka mbetur pa ministër që nga muaji tetor. Opozita dhe shoqëria civile ka kritikuar qeverinë në lidhje me sektorin e shëndetësisë duke thënë se gjendja në shëndetësi është alarmante. Sipas tyre, qeveria duhet të marrë masa të menjëhershme për këtë sektor.

Ministria e Shëndetësisë  tash e dy muaj ka mbetur pa udhëheqës. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, për Radio Kosovën ka fajësuar qeverinë për degradim në sektor të shëndetësisë. Sipas tij, qeveria aktuale ka mungesë të programit dhe nuk i ka të përcaktuar prioritetet për shëndetësi.

Qeveria nuk e ka prioritet as nuk e ka pasur  nga fillimi i saj shëndetësinë. Problemet janë rritur, ka kaos institucional ne kuptimin e llogaridhënës, dhe ky është treguesi dhe fytyra e vërtetë e kësaj qeverie”, thotë Zemaj.

Për sa i përket sektorit të shëndetësisë  rezultatet janë skandaloze dhe fatkeqësisht po pësojnë pacientët dhe qytetarët e Republikës së Kosovës”.

Që është situatë e rëndë në sektorin e shëndetësisë, e pranon edhe profesori universitar dhe  njëherësh deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj. Sipas tij, mos emërimi i ministrit të shëndetësisë, është shpërfillje e qeverisë ndaj programit të saj qeverisës.

“Vërtetë situata në shëndetësi është shumë e rëndë, është aq e rëndë sa që asnjëherë s’ka qenë kaq keq”, thotë Dreshaj për Radio Kosovën.

“Në situatë të tillë mungesa e ministrit vërtet është neglizhencë dhe mospërfillje të premtimeve që i ka dhënë koalicioni qeverisës që është në pushtet lidhur me përmirësimin e gjendjes në shëndetësi”.

Nga Instituti Demokratik i Kosovës, Diana Metushi thotë se asnjë herë sektori i shëndetësisë nuk ka pasur përformancë më të  keqe.

Ndërkaq, Radio Kosova ka pyetur Qeverinë e Kosovës se kur pritet të emërojë ministrin apo ministren e ri/re të Shëndetësisë, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Ish ministri i shëndetësisë, Rifat Latifi, kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë më 6 tetor.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Armina Mevlani shtatzënë?

Story i radhës

A do të largohet Asllani nga Interi?

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë