Dy mënyra si të largoni lodhjen e tepërt nga fytyra

August 7, 2022
1 minut lexim

Lëkura e për më tepër fytyra është sinjali i parë që tregon kur një person ndihet i lodhur apo i stresuar.

Nëse një person kalon një natë pa gjumë fytyra e ënjtur e lodhur dhe sytë e nxirë do ta tregojnë përgjatë gjithë ditës lodhjen.

Megjithëse rekomandohet që gjithnjë të merren dozat e duhura të pushimit dhe relaksit, por për ditët kur kjo nuk është e mundur dy maska të lehta fytyre mund ta largojnë lodhjen e tepërt nga fytyra.

Ato mund të përgatiten në shtëpi dhe të përdoren sa herë që ka nevojë.

Trajtimi me mjaltë dhe banane

Kjo maskë është e pasur me vitaminë A nga bananja dhe antioksidantë nga mjalti. Kjo do të thotë më shumë hidratim dhe rigjenerim për fytyrën e lodhur e të ashpër.

Përbërësit

Gjysmë banane

2 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja

Bananja të prehet në copa të vogla dhe të vendoset në një mikser bashkë me mjaltin. Të dy përbërësit të përzihen derisa të formohet një pastë kompakte e trashë. Të vendoset në fytyrë të pastër për 20 minuta.

Më pas të shpëlahet me ujë të bollshëm në mënyrë që të niset dita freskët.

Trajtimi me vaj ulliri dhe kafe

Të gjithë përbërësit e kësaj maske janë të njohur për vetitë e mëdha që kanë mbi fytyrë.

Kafja është një pastruese e mrekullueshme që largon papastërtitë nga thellësia e lëkurës dhe e lë fytyrën të pastër e të bardhë.

Vaji i ullirit ka veti zbutëse dhe hidratuese, ndërsa mjalti është anti-inflamatori më i mirë i natyrës.

Përbërësit

5 lugë gjelle kafe

1 lugë gjelle mjaltë

1 lugë çaji vaj ulliri

Përgatitja

Në një enë të thellë të përzihen të gjithë përbërësit me njëri-tjetrin derisa të formohet pasta e duhur.

Më pas të vendoset mbi fytyrë dhe qafë të pastër duke e mbajtur për 30 minuta.

Kur të shpërlahet fytyra dhe qafa të masazhohen me lëvizje rrethore për rezultate akoma më të dukshme.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sekretari amerikan i Shtetit mbërrin në Afrikën e Jugut

Story i radhës

Rrezikoi të mbytej në plazhin e “Ujit të Ftohtë”, shpëtohet 60-vjeçarja

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë