Kombëtarja e Kosovës e zhvilloi një lojë të shkëlqyeshme mbrëmë duke e mundur Qipron me rezultat të thellë, 5:1.
Thuajse të gjithë lojtarët “Dardanë” shfaqën lojë të mirë, por prej tyre u dalluan mbi të gjitha Vedat Muriqi dhe Florent Muslija.
I pari i shënoi dy gola dhe kontribuoi edhe me asistime, kurse i dyti e shënoi një gol maestral.
E për këtë paraqitje, dy yjet e Kosovës janë shpërblyer nga UEFA, e cila i ka përfshirë ata në 11-shen ideale të xhiros së fundit të fazës së grupeve të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.
Sulmuesi i Mallorcas madje është vlerësuar me notën 8.9, e dyta më e mirë nga krejt ekipi, kurse mesfushori kreativ u vlerësua me 8.7.
Në këtë ekip bëjnë pjesë edhe yjet e futbollit si Van Dijk dhe Christian Eriksen.