Greqia u trondit sot nga 2 tërmete.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti i parë me magnitudë 3.9 Rihter ka ndodhur në orën 12:35 dhe i dyti, me magnitudë 3.8, në orën 12:51.
Tërmeti i parë, me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter, ndodhi në një thellësi fokale prej 9.7 kilometrash. Epiqendra ishte 8 kilometra në lindje-juglindje të Zarakon në Evia.
Pas 16 minutash, në orën 12:51 u regjistrua një tërmet i ri me magnitudë 3.8 ballë. Tërmeti ka ndodhur në një thellësi fokale prej 5 kilometrash dhe epiqendra ka qenë në të njëjtën pikë, 8 kilometra lindje-juglindje të Zaraki-t në Evia.