Operatorët e internetit satelitor OneWeb dhe Eutelsat kanë vendosur të shkrihen në një kompani të vetme në përpjekje për të rivalizuar Starlink të SpaceX.
Shkrirja do të jetë subjekt i aprovimit nga autoritetet rregullatorë dhe aksionerët e Eutelsat, ndërsa finalizimi i saj mund të ndodhë vetëm në mesin e 2023.
Marrëveshja vlerëson OneWeb me 3.4 miliardë dollarë. Aksionerët e OneWeb dhe Eutelsat do të kenë secili gjysmën e aksioneve të kompanisë së re të kombinuar.
Eutelsat numëron 36 satelitë në orbitën e lartë të Tokës që do të kombinohen me satelitët e orbitës së ulët të OneWeb për të ofruar internet nga qiejt. Aktualisht OneWeb ka 428 satelitë në orbitë nga 648 të planifikuar për ndërtimin e rrjetit.
Kompanitë pritet të kenë 1.2 miliardë euro të ardhura së bashku për vitin fiskal 2022-23. /CIO Albanian