Mbrojtësi dhe kapiteni i Feyenoordit, Markos Senesi, ka marrë nga një ftesë për t’u grumbulluar me dy kombëtare të ndryshme.
Bëhet fjalë për Italinë dhe Argjentinën, të cilat gjithashtu do të ndeshen me njëra-tjetrën në “Finalissima”.
Senesi është me pasaportë italiane, por i lindur në Argjentinë.
Kjo gjë ka bërë që Roberto Mancini dhe Lionel Skaloni t’i dërgojnë një ftesë mbrojtësit të Fejnordit.
Për këdo që mbrojtësi do të zgjedhë, një gjë është e sigurt, debutimi i tij me kombëtaren do të vijë përballë shtetit që refuzoi.