Dy klube nga një qytet i vogël, luftojnë të hyjnë në Superligën e Kosovës 

October 20, 2022
1 minut lexim

Drenasi dhe Feronikeli 74, dy klube nga një qytet i vogël, Drenasi, po shënojnë rezultate të lakmueshme në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.

Diferenca mes këtyre dy klubeve të të njëjtit qytet është vetëm tre pikë.

Feronikeli 74 kryeson me 21 pikë, ka tre më shumë se Drenasi në pozitën e katërt. 

Image

Të dy ekipet luajnë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas dhe synojnë të hyjnë në elitën e futbollit të Kosovës.

Feronikeli 74 ka kryetrajner Granit Begollin dhe Drenasi Leotrim Krasniqin. 

A do të kemi rivalitet të madh mes këtyre skuadrave për kreun e tabelës?

Në javën e 14-të do të luhet derbi i madh i qytetit, Drenasi – Feronikeli 74. A do të kemi luftë për vend parë mes këtyre skuadrave në fund të stinorit vjeshtor? Gjithçka do të shihet me kalimin e javëve.    
 
Liga e Parë, rezultatet

Rilindja 1974 – Feronikeli 74 1:3
Istogu – A&N 1:0
Liria – Rahoveci 2:3
Trepça – Phoniex 1:2
Drenasi – Vëllaznimi 1:0

Tabela
1. Feronikeli 74    10    6    3    1    19:8    21
2. Rahoveci    10    6    2    2    16:10    20
3. Istogu    10    5    3    2    16:12    18
4. Drenasi    10    5    3    2    10:7    18
5. Phoenix    10    5    1    4    14:12    16
6. Liria    10    4    3    3    15:12    15
7. Rilindja 1974    10    2    5    3    10:12    11
8. A & N    10    3    1    6    8:15    10
9. Trepça    10    2    2    6    11:19    8    10
10. Vëllaznimi    10    0    1    9    5:17    1

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Putini viziton qendrën e stërvitjeve ushtarake në Rusi

Story i radhës

Mediat malazeze: Majlinda Bregu nën hetim nga Bashkimi Europian për abuzim me tenderët

Të fundit nga

ShkoLartë