dy keshilla te shpejta mos e lini mjetin me marshin ne kembe dhe mos e mbani doren ne nderruesin e marsheve 6802af4316d3f

Dy këshilla të shpejta: Mos e lini mjetin me marshin në këmbë dhe mos e mbani dorën në ndërruesin e marsheve!

April 18, 2025
1 minut lexim

Shumë shoferë kanë zakon të lënë veturën në marsh, pra ta kalojnë ndërruesin e shpejtësisë në marshin e parë dhe të shtypin pedalin e tufës dhe frenës gjatë qëndrimit – për shembull, në semafor apo në ndonjë rast tjetër.

Këtë nuk duhet ta bëni, sepse mund të dëmtoni tufën. Sustat brenda tufës nuk janë të dizajnuara për të përballuar një forcë të tillë për një kohë të gjatë dhe mund të konsumohen shumë më shpejt ose madje të këputen.

Sa herë që ndaloni veturën, hidhni ndërruesin e shpejtësisë në neutral dhe shtypni vetëm frenën. Kjo është mënyra më e mirë për të ruajtur tufën.

Një tjetër zakon i zakonshëm është mbajtja e dorës mbi ndërruesin e shpejtësisë.

Nga pikëpamja ergonomike, ai është i vendosur në pozicionin më të përshtatshëm dhe për shumë njerëz është komode të mbështesin dorën e djathtë mbi të gjatë vozitjes.

Por kjo gjithashtu nuk është e mirë, sepse shton presionin mbi mekanizmin e brendshëm të ndërruesit të shpejtësisë, konkretisht mbi vidën e ndërrimit të marsheve.

Kjo forcë shtesë mund të dëmtojë sistemin e ndërruesit të shpejtësisë, ndaj shmangeni këtë zakon.

Pra, mos e mbani dorën mbi ndërruesin e shpejtësisë, por përdoreni vetëm kur e ndërroni ndërruesin e shpejtësisë. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

cfare do te ndodhe te shtunen a po shkon kosova drejt nje krize politike 6802aa98ecfd1
Story i mëparshëm

Çfarë do të ndodhë të shtunën, a po shkon Kosova drejt një krize politike?

ministri i jashtem iranian kerkon mbeshtetjen e rusise ne bisedimet berthamore 6802b1d6ccfa0
Story i radhës

Ministri i Jashtëm iranian kërkon mbështetjen e Rusisë në bisedimet bërthamore

Të fundit nga

Anis Mehmeti i zhgënjyer

Skuadra e Bristol Cityt mbrëmë ka pësuar humbje 0:3 ndaj Sheffield Unitedit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të playoffit të Championship. Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Anis Mehmeti luajti deri në minutën
ShkoLartë