Dy kartonë të kuq penalizojnë vendasit

November 9, 2022
1 minut lexim

Real Sociedad del me pikë të plota nga transferta në Andaluzi përballë Sevilla-s. Baskët triumfuan me rezultatin 1-2, teksa kaluan të parët në avantazh me anë të Sorloth në minutën e 20-të. por, Sevilla u penalizua nga dy kartonë të kuq të marrë në harkun e gjashtë minutave.

Fillimisht, ishte Rakitic që u ndëshkua (në ndeshjen numër 400 në La Liga) dhe më pas Nianzou ndoqi rrugën e kroatët duke lënë të tijtë në disavantazh numerik. Pas këtij momenti, Sevilla mori një tjetër goditje teksa pësoi golin e dytë me Mendez.

Në disavantazhin e dy golave dhe dy lojtarëve më pak, Sevilla provoi të reagonte dhe shkurtoi shifrat me anë të Rafa Mir në minutën e 44-të. Por, në fraksionin e dytë, të besuarit e trajnerit Sampaoli nuk mundën të bënin mrekullinë me Sociedadin që menaxhoi avantazhin dhe mori tre pikët që e ngjisin skuadrën në vendin e tretë në kuotën e 26 pikëve.

Për Sociedadin ishte fitorja e parë në transfertë ndaj Sevilla-s që nga viti 2016. Sakaq, Sevilla mbetet prapa teksa ka 11 pikë dhe renditet në vendin e 17-të.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Presidenti Biden flet për herë pas zgjedhjeve

Story i radhës

Berisha lëndohet, Augsburgu kthehet i pamposhtur nga Berlini

Të fundit nga

Despotovski: Nuk jam arrestuar!

Ish-drejtori i TIRZ-it, Jovan Despotovski, ka përgënjeshtruar raportimet se është arrestuar pasditen e sotme. “Sa i përket informacioneve që dolën në opinion për paraburgimin e supozuar, dua ta informoj opinionin se të
ShkoLartë