Dy jetë u vranë për para – të vrarët nuk njiheshin, pohon vajza e berberit

December 4, 2023
1 minut lexim

-ads3-

Vanja Gjorçevska, vajza 14-vjeçare për të cilën Maqedonia u lut gjatë gjithë javës që të gjendej e gjallë dhe shëndoshë, sot është gjetur e vdekur në rrethinën e Shkupit.

Sipas MPB-së, ajo u vra në të njëjtën ditë kur u zhduk, më 27 nëntor, rreth orës 10:00, pra rreth dy orë e gjysmë pasi u zhduk, transmeton TS.

Nga të njëjtët vrasës e kanë vrarë edhe parukierin nga Velesi, Pançe Zhezhovski (74), i cili sot është gjetur në Veles.

Informacioni u konfirmua nga Ministria e Brendshme, duke sqaruar se motivi i dy vrasjeve të kryera nga të njëjtët vrasës ka qenë “përfitim interesi” (lakmi materiale).

Vanja dhe Pançe nuk u njohën kurrë në jetën e tyre dhe as nuk u takuan. Këtë e ka treguar për “Focus” vajza e tij Makedonka.

Në një bisedë telefonike, ajo pohon se as ajo, as askush nga familja e saj nuk e njihte Vannjën apo dikë në familjen e saj.

“As babai im dhe asnjëri prej nesh nuk e njihnin personalisht vajzën. Unë jam në stacion policor, nuk di ende asgjë, përveç se babain e kanë gjetur të vdekur, të varrosur. Është hera e parë që dëgjoj nga ju, nga gazetarët, se motivi i vrasjes ishte përfitim interesi. Nuk e kam lexuar njoftimin e MPB-së, por mund të them që babai im nuk ka qenë kurrë pasanikë, ndaj nuk e di se çfarë do të thotë termi përfitim interesi. Unë jam në stacion, nuk mund të them asgjë më shumë, sepse nuk kam as detaje – tha e bija./TS

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lloga: Përgjegjësi dhe dënime maksimale

Story i radhës

Mickoski për vdekjen e Vanjës: Dënim të rreptë për të gjithë të përfshirët në këtë rast të tmerrshëm

Të fundit nga

ShkoLartë