Dy javët e veriut nën barrikada

Janë bërë dy javë prej kur serbët vendosën barrikadat në veri të vendit, pasi ata kundërshtuan arrestimin e një ish-polici serb që akuzohet për shkatërrim të zyreve të KKZ-së në Veri. Këtu keni ngjarjet kryesore që përcollën atë pjesë të Kosovës që pati ditë edhe kur pat tensione më të ashpra

Mbrëmjen e 10 dhjetorit gjithçka nisi me një paralajmërim, nga alarmi i sigurisë. Shumë pak kohë pas kësaj, serbët lokalë në veri të Kosovës vendosën barrikadat në Rudarë të Zvecanit duke kundërshtuar kështu arrestimit e ish-policit serb, Dejan Pantiq i cili dyshohet se ka organizuar sulmin terrorist në zyrën e KQZ-së në Mitrovicë të Veriut.

E nga sulme të ngjashme nuk shpëtuan policë të Kosovës, por as ata të misionit të BE-së për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX.

Mirëpo, cak i sulmeve ishin edhe ekipet e mediave që po raportonin nga vendi i ngjarjes.

Katër ekipe të televizioneve vendore u sulmuan në forma të ndryshme në veri të vendit nga persona që qëndrojnë në barrikada.

Pas situatës së krijuar, serbët mbyllën edhe shkollat duke u arsyetuar gjendjen e brishtë të sigurisë.

Pos barrikadave të vendosura në drejtim të Jarinjes, serbët bllokuan edhe rrugën që të çon në pikën kufitare në Bërnjak, saktësisht në Zupç të Zubin Potokut.

Në ndërkohë, për shkak të barrikadave, është i pamundur ndërrimi i policëve në dy pikat kufitare.

Pas 11 ditësh, me ndihmën e KFOR-it, tetë policë, disa prej të cilëve me probleme shëndetësore për shkak të sëmundjeve kronike, u arrit të zhvendoseshin nga Jarinja.

Fshatin Rudar të Zveçanit, serbët e shfrytëzuan për protestë, në të largimin e barrikadave e kushtëzuan me një sërë kërkesash.

Një ndër to ishte lirimi i Pantiqit dhe tërheqjen nga veriu të njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Ky institucion gjatë dy javëve ka shprehur gatishmërinë për largimin e barrikadave, por institucionet tjera i kanë dhënë kohë KFOR-it që ta bëjë një gjë të tillë.

Derisa ditët po kalojnë, institucionet kosovare thonë se po u humbet durimi me mos reagimin e KFOR-it, i cili po kërkon zgjidhje përmes dialogut.

Story i mëparshëm

Aksident tragjik në aksin Berat-Lushje, makina përplas për vdekje të moshuarin, shoferi ia mbath

Story i radhës

Vajza shtatë vjeçare vdes pasi tërhiqet zvarrë nga leopardi në Indi

Të fundit nga