Dy humbje jete në Shqipëri/ MSH publikon bilancin e koronavirusit: Ja sa infektime u regjistruan në 24 orët e fundit

July 22, 2022
min lexim

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 1373 raste të reja nga 2801 testime të kryera në total.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 9,729 qytetarë aktivë me Covid19. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë.

Janë shëruar 1468 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 289,515 që nga fillimi i epidemisë.

APELI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË PËR QYTETARËT:

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2801 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1373 qytetarë, në këto bashki:

501 në Tiranë, 92 në Fier, 81 në Durrës, 63 në Shkodër, 50 në Lushnje, 47 në Berat, 45 në Vlorë, 41 në Kamëz, 36 në Sarandë, 31 në Elbasan, nga 27 qytetarë në Lezhë, Tepelenë, nga 23 qytetarë në Vorë, Kuçovë, 20 në Korçë, nga 19 qytetarë në Krujë, Dibër, 16 në Kavajë, 15 në Gjirokastër, 14 në Kurbin, nga 13 qytetarë në Vau i Dejës, Divjakë, Devoll, Dimal, 11 në Mallakastër, 10 në Gramsh, 9 në Patos, 8 në Mirditë, nga 7 qytetarë në Himarë, Maliq, Belsh, nga 6 qytetarë në Malësi e Madhe, Përmet, nga 5 qytetarë në Tropojë, Roskovec, Pogradec, nga 4 qytetarë në Bulqizë, Mat, Delvinë, Skrapar, Peqin, nga 3 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Has, Shijak, Kolojë, 2 në Libohovë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Klos, Finiq, Këlcyrë, Poliçan.

Janë 9,729 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 73-78 vjeç.

Janë shëruar 1468 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 289,515 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 1373
Të shëruar në 24 orë 1468
Të shtruar në spitale 30
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2801
Testime totale 1,897,715
Raste pozitive 302,767
Raste të shëruara 289,515
Raste Aktive 9,729
Humbje jete 3,523

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,649
Durrës 702
Fier 679
Vlorë 480
Elbasan 425
Berat 413
Shkodër 397
Lezhë 331
Korçë 281
Gjirokastër 160
Dibër 148
Kukës 64

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Komandanti i zjarrfikësve: Zjarret në Vushtrri ishin të qëllimshme

Story i radhës

Tradhtia të turpëron e lavdia të nderon

Të fundit nga

ShkoLartë