Dy gola në miqësore, sulmuesi që pret ftesën nga Silvinjo

min lexim

Marvin Çuni do të ketë mundësinë në këtë sezon të tregojë se sa vlen në radhët e skuadrës së Frozinones.

Nëse nga një anë rënia në Serinë B mund të duket nja hap mbrapa, aktivizimi i rregullt në këtë kategori do të ndihmojë më shumë sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

Tani Çuni shihet si një titullar fiks te Frozinone dhe ka filluar të japë sinjalet e para që në miqësoret përgatitore që po bën skuadra e tij, para nisjes së edicionit të ri. Në ndeshjen e sotme që Frozinone luajti ndaj Barit, ishte Çuni ai i cili shënoi dy herë për skuadrën e tij.

Ai tundi rrjetën që në minutën e 7 të sfidës duke i dhënë avantazhin Frozinones pas një gabimi të kundërshtarëve në largimin e topit nga zona.

Më pas, në minutën e 53-të, Çuni gjeti rrjetën për rezultatin e përkohshëm 3-2 me një tjetër veprim të zgjuar në zonë duke përfituar nga vendosja e gabuar e prapavijës së Barit. Një rezultat që nuk rezistoi shumë pasi Bari shënoi dy herë të tjera dhe fitoi ndeshjen 4:3.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Përmbyset varka në Mauritani, së paku 25 të vdekur

Story i radhës

“Iku në pushime me shoqen, por gruaja ime më rrëfeu se ҫfarë bëri gjatë natës me një..”

Të fundit nga