Gjatë festave të fundvitit është e vështirë të shmangni pirjen e alkoolit, gjë që rrit rrezikun për të përjetuar një dhimbje koke të pakëndshme ditën e nesërme.
Dhimbja e fortë e kokës, lodhja, të përzierat dhe dehidratimi janë disa nga efektet anësore që na kujtojnë se e kemi tepruar një natë më parë.
Sipas mjekes Anita Raja nga Birmingham, ju mund të shmangni një këto duke bërë disa gjëra para dhe pas pirjes së alkoolit.
“Dhimbja e kokës është e pakëndshme dhe mund t’ju sjellë marramendje, vjellje, lodhje dhe dehidrim. Fajtori kryesor për këto simptoma është alkooli i cili shndërrohet në trupin tonë në një kimikat të quajtur acetaldehid”, shpjegoi mjekja Raja
Sipas ekspertes, janë dy gabime kryesore që njerëzit bëjnë para se të pinë.
E para është se ata pinë me stomak bosh dhe e dyta është se nuk pinë mjaftueshëm ujë.
“Asnjëherë mos dilni për të pirë me stomakun bosh. Është e rëndësishme të hani diçka të lehtë përpara se të dilni jashtë, por jo pikante, pasi mund të dëmtojë më tej mukozën e stomakut” thekson Raja
Mjekja rekomandon të hani kos përpara se të pini alkool, i cili është një “investim i shkëlqyer për stomakun”.
Së dyti, thotë Dr Raja, duhet të pini shumë ujë para dhe gjatë konsumimit të alkoolit.
Ekspertët na nxisin të pimë 6-8 gota ujë në ditë, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për të mos u ndjerë të dehidratuar ditën tjetër.
Mbani në mend se mund të duhen deri në 24 orë për t’u rikuperuar nga një e dehur.