Dy gabime të francezit e çojnë Tottenhamin në humbje

October 23, 2022
1 minut lexim

Tottenhami i Antonio Conte pëson humbje e dytë radhazi në Premier League dhe të drejtën në pesë ndeshjen e fundit. Pas dështimit në “Old Trafford” përballë Manchester United (2-0), Spurs-at u mposhtën 1-2 në “Tottenham Hotspur Stadium”, në Londër, kundër Newcastle, me “Magpies” që ngjiten në vendin e katërt në elitën e futbollit elitar anglez.

Një humbje që i faturohet më së shumti portierit francez, Hugo Lloris, pasi të dy golat që pësuan londinezët erdhën nga gabimet ose më saktë vetëbesimi i tepruar i “gardianit” veteran.

Në rastin e golit të parë, Lloris gaboi në dalje, edhe pse mund të kishte qenë faull në favor të tij, duke i dhënë mundësi Wilson të shënonte me lehtësi nga distanca (31’).

Vetë pak minuta më vonë, dha një pasim të gabuar në të majtë, me topin që u kontrollua nga lojtarët kundërshtarë, për aksionin që u përmbyll me golin e Almiron.

Skuadra e Conte u duk e pafuqishme për të kthyer rezultatin, edhe pse goli i shënuar nga Harry Kane në minutën e 54-t e mbajti të hapur ndeshjen deri në vërshëllimën e trefishtë të kryesorit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Katër ukrainas arrestohen në Maqedoni të Veriut, dyshohen për gërmime në një vend arkeologjik

Story i radhës

Gjethet e bimëve shkëlqejnë gjatë stuhive: Sa është kjo e dëmshme apo e dobishme për ne?

Të fundit nga

ShkoLartë