Raphael Varane dhe Ibrahima Konate janë të fundit që janë prekur nga sëmundja që ka përfshirë kampin e Francës, ka raportuar gazetari nga “RMC Sport”, Fabrice Hawkins.
Adrien Rabiot dhe Dayot Upamecano nuk u paraqitën në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Marokut për këtë arsye.
Konate, zëvendësuesi i Upamecano për atë ndeshje tani është sëmurë, ashtu si edhe partneri i tij në qendër të mbrojtjes, Varane.
Kingsley Coman, megjithatë, po ndihet më mirë pasi u izolua nga shokët e tij të skuadrës pasi u prek dje gjithashtu nga sëmundja.
Se si sëmundja e ngjashme me gripin depërtoi në grup ende nuk është konstatuar.
Në kampin e Francës po merren masa për të frenuar përhapjen e sëmundjes, siç raporton “L’Equipe”.
Hawkins ka thënë se situata me Varane dhe Konate nuk është alarmante, por shtoi se stafi do të monitorojë nga afër shëndetin e tyre.
Kurse, “L’Equipe” ka shtuar se simptomat e Konates janë më të theksuara se ato të Varanes. Ky i fundit vuan vetëm nga simptoma të lehta.
Kujtojmë se të dielën do të zhvillohet finalja e madhe në Kupën e Botës, mes Argjentinës dhe Francës.