Dy fshatra në Rahovec përfshihen nga flakët, intervenojnë zjarrfikësit

1 minut lexim

Zjarret po vazhdojnë ende të bëjnë dëme në vende të ndryshme të Kosovës, si pasojë e temperaturave të larta që ende po mbizotërojnë në vend, e kjo jo rrallë herë ndodh që të bëhet edhe me apo pa vetëdije nga njerëzit.

E një zjarr i madh ka kapluar ditën e sotme edhe dy fshatra të komunës së Rahovecit.

Bëhet fjalët për zonën fushore mes dy fshatrave, Zoqisht dhe Hoçë e Madhe.

Përmes një njoftimi në Facebook, Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit ka bërë të ditur se zjarrfikësit tashmë gjinden në terren, në lokalizim të zjarrit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

ARB: Nuk ka indikacione për probleme në Njësinë 5 të termocentralit bërthamor Kozloduy

Story i radhës

“I kam ndërprerë punët me të gjithë bashkëpunëtorët”, Ana Kabashi flet për arsyet e mungesës me këngë e koncerte

Të fundit nga