Ish karateisti Bashkim Haxhimusa, aktualisht trajner, në pika të shkurtëra ka kujtuar kohërat e arta të këtij sporti.
Haxhimusa ka publikuar dy foto, njërën të viteve të 80-ta dhe tjetrën që e ka bërë dje me Besim Haxhimusën dhe Gani Mahallën.
“Koha kalon, por gjendja nuk ndryshon!
Bashkim Haxhimusa, Gani Mahalla e Besim Haxhimusa
Nga viti 1978 e deri më sot, 46 vite sport, punë, sakrificë fitore, humbje, gëzime, kujtime evokime, sfida, por ne vazhdojmë tutje.
Sot, kjo është dukja jonë…
Kjo është garderoba jonë…
Ky është shëndeti ynë…
Sepse vitet janë vetëm numra…!
Bashkimi, Ganiu dhe Besimi.”, ka shkruar Haxhimusa.
Burimi: botasot.info