Dy fjalë për futbollin dhe basketbollin! 

October 7, 2022
min lexim

Po i paraqesim vetëm dy përbërje, njërën të ditës së djeshme dhe tjetrën të vitit 1985! Të dyja përbërjet janë të futbollit. Ballkani me 11 trima të Kosovës, të gjithë shqiptarë e mposhti ekipin Sivasspor të Turqisë në kuadër të Conference League.

Fitorja u arrit në Sivas! E dyta, Prishtina në vitin 1985 me 10 shqiptarë në fushë e mposhti me 1:0  Velezhin e Mostarit, në kuadër të elitës së futbollit ish jugosllav. E mposhti një super Velezh.  

Po ju klubet e basketbollit, çfarë po mendoni? SIgal Prishtina, Trepça dhe Golden Eagle Ylli, morën pjesë në garat evropiane dhe pësuan humbje të thella! Po investoni me qindra mijëra euro në lojtarë të huaj, por rendimenti është zero! Nuk shkohet me logjikën çdo dy muaj t’u pru e largu lojtarë!

Nuk rritet cilësia! Investoni në rininë që nuk e ka askush në botë! Ndaluni pak, mendoni pak, investoni për 4-8 vite në brumin e Kosovës, ndërtoni themelet e ekipeve me basketbollistë vendorë! Doni mu fikë dhe asgjë nuk po bëni!

Lojtarë të huaj merreni, por prodhoni edhe lojtarë vendorë, se nuk fitohet vetëm me lojtarë të huaj! 20 vite u këput t’u dhanë para, asgjë nuk po shihet dhe asnjë sukses deri me tash! Madridi, Barcelona, Berlini, Stambolli, i kanë palestra me 20 mijë shikues, por për ata më rëndësi është cilësia! Ju klubet e basketbollit, vazhdoni me investime në lojtarë të huaj, që nuk sjellin asgjë të re, mos investoni në rininë e artë.

Dikur harxhohen mjetet financiare, me çka doni me bë pesëshen e parë kur nuk keni para me pru lojtarë nga shtetet e jashtme? Atëherë iu bie në mend! Keni derdhur me qindra mijëra apo me miliona euro, por çfarë na sollët? 
 
E ENJTE, ME 6 TETOR 2022
Sivasspor – Ballkani 3:4

Stadiumi “Yeni 4 Eylül” në Sivas.
Gjyqtar: Munuera Montero (Spanja) 
Shënues: Ulvestad (1’), Yesilyurt  (75′ e 90-1′) – Thaçi (20′), Patoku (31′), Korenica (66′), Krasniqi (90+4′). 
Kartona të verdhë: N’Jie, Saba, Ciftci – Emërllahu, Zyba, Sinani, 
Sivaspor: Vural, Yesilyurt, Goutas, Osmanpasa, Ciftci, Arslan (Paluli 61′), Ulvestad (Angielski 90+1′), Charisis (Yalcin 46’), Saba, Yatabare dhe Gradel (N’Jie 46’).
Ballkani: Frashëri, Ar, Thaqi, Jashanica, Dellova, Sinani, Emërllahu, Zyba (Kapra 89′), Patoku, Korenica (Tosha 90+7′), Krasniqi (Zarubica 90+7′) dhe Rrahmani (Berisha 84′).

E DIEL, MË 12 MAJ, 1985
PRISHTINA – VELEZHI 1:0

Stadiumi i qytetit Prishtinë.
Shikues: 25.000.
Gjyqtar kryesor Dragisha Komadiniq (Beograd), ndihmësit Miroslav Vishnjiçki (NIvo Sad) dhe Sreten Budakoviq (Nishit),.
Kornert 8:4.
Shënues: Fadil Vokrri (87′].
Kartona të verdhë: Xhevdet Muriqi –  Kallajxhiq dhe Osibov.
Prishtina: Neshet Zhaveli 6, Agim Cana 7, Arbnor Morina 5 (Ramadan Cimili 6), Rafet Prekazi 6, Skënder Shengyli 6. Xhevdet Muriqi 6, Kujtim Shala 5 (Ramiz Krasniqi 6), Sahit Kelmendi 6, Fadil Vokrri 7, Fadil Muriqi 5 dhe Zoran Batroviqi 5.
Velezhi: Mariqi 7, Shishiqi 6, Juruqi 6, Përskallo 6, Kallajxhiq 7, Barbariq 6, Osibov 6, Karabeg 5 (Kodro), Juruçiq 6, Cvitanoviq 6 dhe Tuce 7.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Ramushi nuk ishte aty”/ Anita Haradinaj shpërthen në lot në emision: Nuk e di askush këtë që po them

Story i radhës

Berisha e zbulon për herë të parë: Opozita shkoi para alternativës “To be or not to be”!

Të fundit nga

ShkoLartë