Dy dekada pa u takuar në Champions

min lexim

 Interi dhe Arsenali kanë luajtur për herë të fundit në Champions-in e vitit 2003-2004 dhe ndeshja përfundoi me fitoren e secilës skuadër në transfertë. Zikaltrit triumfuan 0-3 në Londër dhe Arsenali 1-5 në “San Siro”.

Arsenali nuk ia ka dalë që të shënojë asnjë gol në 4 transfertat e fundit italiane në Champions League. Adebajor ka qenë i fundit që ka shënuar kundër Milanit në marsin e vitit 2008.

Në këtë Champions janë vetëm 5 skuadra që kanë prodhuar më shumë goditje sesa Interi (53). Deri tani zikaltrit kanë mbajtur portën e paprekur në 3 ndeshjet e para dhe kurrë nuk kanë arritur 4 ndeshje pa pësuar.

Mosha mesatare e formacionit të Interit në Champions është më e larta në këtë sezon (30 vjeç dhe 139 ditë). Madje është ekipi që iu ka dhënë më shumë minuta lojtarëve mbi 30 vjeç.

* Vetëm Atalanta (3) ka pësuar më pak goditje në portë në këtë sezon në krahasim me Arsenalin (5). “Topçinjtë” gjithashtu kanë mbajtur portën të paprekur në 3 ndeshjet e para. Hera e fundit që kanë arritur 4 ndeshje pa pësuar ka qenë në nëntorin e vitit 2007.

* Tre golat e Arsenalit në këtë Champions janë shënuar në pjesën e parë. Në pjesën e dytë kanë bërë vetëm 9 goditje dhe vetëm Sparta e Pragës ka bërë më pak (8).

* Nëse do të luajë këtë ndeshje Gabriel Zhezus do të bëhet lojtari i 43-të brazilian që luan të paktën 50 ndeshje në Champions. Braziliani i fundit që e ka arritur këtë shifër ka qenë Lukas Moura në vitin 2019 ku shënoi tripletë kundër Ajaksit.

* Portieri i Interit, Jan Zomer, e ka mbajtur portën të paprekur në 7 nga 10 ndeshje në Champions. Me 70% të ndeshjeve pa pësuar është më e madhja që një portier ka arritur në këtë kompeticion me të paktën 10 ndeshje.

* Gabriel Martineli ka shënuar 5 raste për gol, pasi ka lëvizur topin për 5 metra.

* Në 3 ndeshjet e para të këtij Champions dy lojtarë kanë krijuar më shumë aksione sulmuese. Janë Mehdi Taremi dhe Kai Haverc, të dy me 211 aksione.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Sateliti i parë prej druri lëshohet në hapësirë

Story i radhës

Ndryshimet në Kodin Penal, Qeveria pret përgjigje nga Brukseli

Të fundit nga