dy civile te vrare dhe disa te plagosur ne sulmin ajror ne idlib te sirise 64e5bd170aaaa

Dy civilë të vrarë dhe disa të plagosur në sulmin ajror në Idlib të Sirisë

August 23, 2023
1 minut lexim

Dy civilë u vranë dhe 5 civilë të tjerë u plagosën në sulmin ajror të kryer nga avioni luftarak rus në Zonën e Deeskalimit të Idlibit, në Siri, transmeton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga observatori i avionëve të opozitës, avioni luftarak rus, i cili u ngrit nga baza ajrore Khmeimim në Latakia, kreu sulme ajrore në fshatin Ain Shib në Idlib.

Mbrojtja Civile (Helmetat e Bardha) në Siri njoftoi se nga sulmi humbën jetën 2 civilë dhe 5 të tjerë u plagosën.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e afërt.

Situata në Idlib

Në takimin e Astanës në vitin 2017, Türkiye, Rusia dhe Irani vendosën të krijojnë 4 “zona deeskalimi” në zonën që nuk është nën kontrollin e administratës siriane.

Administrata e Damaskut, terroristët e mbështetur nga Irani dhe Rusia vazhduan sulmet e tyre, duke pushtuar 3 nga 4 rajonet dhe duke u nisur drejt Idlibit.

Megjithëse Türkiye arriti një marrëveshje shtesë për të forcuar armëpushimin me Rusinë në shtator 2018, sulmet u intensifikuan përsëri në maj 2019. Pas marrëveshjes së re mes Türkiyes dhe Rusisë më 5 mars 2020, armëpushimi ruhet në masë të madhe.

Përafërsisht 2 milionë civilë që ikën nga sulmet në 2017-2020 u detyruan të migronin në zonat afër kufirit turk.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

zjarre aktive ne komunat e haracines studenicanit dhe velesit 64e5bc19f1edc
Story i mëparshëm

Zjarre aktive në komunat e Haraçinës, Studeniçanit dhe Velesit

shpirag ne kantierin e nje shprese te madhe per shqiperine 2030 64e5bdc130344
Story i radhës

​Shpirag, në kantierin e një shprese të madhe për Shqipërinë 2030

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë