Dy binjakët Shpendi po çmendin Italinë

min lexim

Dy binjakët Shpendi po çmendin Italinë, flet përgjegjësi i akademisë që i zbuloi: Kanë motor për Serinë A

Stiven dhe Kristian Shpendi janë kthyer brenda pak kohësh në dy emra shumë të lakuar në futbollin italian. Binjakët shqiptarë, pasi kanë spikatur me ekipet e moshave të Çezenës, tashmë po bëjnë emër me këtë skuadër edhe në Serinë C, duke u bërë protagonistë me lojën e tyre dhe duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha italiane.

Davor Joziç, përgjegjësi i sektorit të të rinjve në klubin e Çezenës, ku shpërthyen dy binjakët, ka treguar se si sheh rritjen e tyre, duke u ndalur sidomos te Stiven i cili është ai që po luan më rregullisht.

Stiven ka një binjak me emrin Kristian, të dy vijnë nga San Marino.

Ka pak lojtarë të datëlindjes 2003 si ata në Itali. Kanë një motor për Serinë A. Stiveni është i ftohtë para portës, ka vazhdimësi dhe ka cilësi të mira si qendërsulmues. Ka një mentalitet të mirë pune. Aftësia e tij më e mirë është të jetë i akullt para portës”, shpjegoi Joziç për dyshen e talenteve shqiptare që ka fituar që tani ftesa nga përfaqësuesja U21 e Shqipërisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çifti i parë në BBV? Amos shpreh pëlqimin për një nga vajzat: Nuk e kam me ngut dhe nuk do i bëj të…

Story i radhës

Nagavci: Vlera e koeficientit caktohet së shpejti në Qeveri

Të fundit nga