Dy arsyet e vërteta pse ju keni ndaluar së dashuruari partnerin tuaj

December 18, 2022
min lexim

Njerëzit kanë tendencën të besojnë se “thjesht ndodh” kur ti ndalon së dashuri partnerin, apo s’e ndjen më veten të dashuruar me të. Në të vërtetë ka disa sinjale që paralajmërojnë se diçka e tillë do të ndodhë.

Ajo çfarë mund të ndihmojë që dashuria mes jush të jetojë gjatë është të kujtoni çfarë ju bëri të dashuroheshit në fillim me njëri-tjetrin.

1. 

Arsyeja e parë pse njerëzit ndalojnë së dashuri partnerin e tyre është se ata nuk bëjnë më gjërat që bënin kur ishin të dashuruar thellësisht me ta. Pra për ta, gjithçka e bukur ka ndodhur në të shkuarën, në një tjetër kohë dhe në një tjetër vend. Edhe kur kthehen pas në kujtime, të qeshura apo momente të lumtura kujtojnë se dikur donin shumë të ishin bashkë me njëri-tjetrin, por jo më. E vërteta është se të gjitha këto momente që vijnë si vegim në të tashmen nuk kanë qenë aq magjike sa na duket kur i mendojmë.

Fillimet e lidhjes karakterizohen nga entuziazmi dhe dëshira për të qenë në pozicion prioritar krahasuar me gjithçka tjetër që ndodh në jetë. Të dashuruarit kalojnë shumë kohë bashkë dhe thuajse çdo lloj aktiviteti e bëjnë me njëri-tjetrin. Me kalimine  kohës, për arsye nga më të ndryshmet, njerëzit ndalojnë së investuari në marrëdhënie sepse e marirn të mirëqënë dhe mendojnë se tani kanë gjëra më të rëndësishme për të bërë. Partnerët e mendojnë njëri-tjetrin si të sigurtë dhe ja, vjen momenti kur kupton që “bashkëshorten/tin e do, por s’e dashuron më.”

Lidhjet ngjajnë me bimët, duhet t’i ujisësh në mënyrë që të jetojnë gjatë. Dashuria zbehet nëse lihet pas dore.

2.

Arsyeja e dytë është kombinimi i lëndimeve, inateve, zhgënjimeve dhe problemeve të akumuluara gjatë viteve. Jeta është sfiduese dhe në çdo sfidë ti njeh më shumë partnerin që ke krah teje. Nëse në çdo problem që keni pasur ti ke marr si rezultat zhgënjimin, mungesën e mbështetjes, vetminë, inate, zemërim, rrjedhimisht dashuria s’është më ajo që dukej se ishte dikur. Të gjitha këto ndjesi të çojnë drejt shkëputjes emocionale. Askush s’ka lindur i ditur për të krijuar marrëdhënie të shëndetshme. Të gjithë mësojmë që kur jemi fëmijë, por e vërteta është se njerëzit  jo të gjithë dinë t’i përgjigjen momenteve enigmatike dhe të vështira të jetës. Kur di më shumë, bën më mirë, prandaj duhet të dish se mund të ribini sërish në dashuri me njëri-tjetrin. Jo krej  nga hiçi duke mos bërë asgjë. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Flamuri kuqezi në finalen Argjentinë – Francë

Story i radhës

Dy palestinezë plagosen nga të shtënat e forcave izraelite në Bregun Perëndimor

Të fundit nga

ShkoLartë