DW/ Ish-presidenti i Moldavisë arrestohet nën dyshimin për korrupsion dhe tradhti

May 25, 2022
1 minut lexim

Ish-presidenti moldav, Igor Dodon, akuzohet për marrje ryshfeti. Politikani pro-rus ishte në detyrë nga viti 2016 deri në vitin 2020.

Igor Dodon, ish-presidenti pro-rus i Moldavisë, është arrestuar në Kishinau nën dyshimin për tradhti të lartë. Prokurori i përgjithshëm në detyrë i Moldavisë, Dumitru Robu, tha për mediat se Dodoni u ndalua nga autoritetet për 72 orë.

Dodoni u zgjodh president i Moldavisë në vitin 2016 dhe qëndroi në këtë post derisa humbi zgjedhjet e vitit 2020 ndaj Maia Sandu, ish-punonjëse e Bankës Botërore, e cila kandidoi me premtimin për afrim me BE-në dhe luftuar korrupsionin.

Image

Maia Sandu

Sandu që kandidonte për Partinë e Veprimit dhe të Solidaritetit u mbështet nga ish-presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, ndërsa Dodon u mbështet nga Vladimir Putini. Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, e lavdëroi shumë Sandun pas takimit të tyre të parë, duke e quajtur fitoren e saj si një sinjal të një agimi të ri në vend.

Kremlini i shqetësuar për arrestimin e një prej aleatëve të tij në Moldavi

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha në një konferencë telefonike me gazetarët, se “jemi të shqetësuar dhe shpresojmë që të drejtat e Dodonit të respektohen”.

Kurse agjencia e lajmeve Interfax sqaroi se pas rihapjes së hetimeve për marrje ryshfeti janë kryer kontrolle në shtëpinë e Dodonit dhe në zyrat e Bashkimit të Bizneseve Moldavo-Ruse, themeluar nga Dodoni në vitin 2022.

Image

Foto ilustrim

Dodoni akuzohet se ka marrë para nga oligarku dhe lideri i atëhershëm i Partisë Demokratike Vladimir Plahotniuc, për të financuar partinë e tij. Akuzat bazohen në disa regjistrime në video dhe në vitin 2020, prokurori Alexandr Stoianoglo refuzoi ta hetonte çështjen duke përmendur mungesën e provave.

Moldavia është goditur nga disa kriza politike si dhe një skemë mashtrimi bankar prej 1 miliardë dollarësh, shumë e barabartë me thuajse 15% të prodhimit ekonomik vjetor të vendit./DW

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nikos Dendias sot për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Story i radhës

Call of Duty Modern Warfare II debuton më 28 Tetor

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë