Sigal Prishtina vazhdon me përforcime për edicionin e ri, me synime ql të luftojnë për të gjitha trofetë.
“MVP” i Ligës Ballkanike, alo-qendra Dustin Thomas vjen te Sigal Prishtina.
Thomas (203cm) alo-qendër me kombësi amerikane 🇺🇸 vjen pas një super-sezoni me Ironi Nahariya në Izrael dhe BIBL. Më parë ka luajtur në Qipro, Finlandë, Francë dhe Izrael.
Me mesatare prej 15.6 pikë, 7.8 kërcime dhe 2.5 asisteve për ndeshje,
Thomas u zgjodh MVP i Ligës Ballkanike për sezonin e rregullt të kaluar, ku më pas ndihmoi skuadrën për ta zënë vendin e në këtë ligë.
Paraqitje fantastike ka pasur edhe në Ligën Nacionale me mesatare prej 14.2 pikë, 7.9 kërcime dhe 2.3 asiste duke ndihmuar skuadrën në promovimin në Elitën Izraelite”, njofton KB SIgal Prishtina.