Durrës, shfaqen peshqit helmues

July 20, 2023
1 minut lexim

Temperaturat e larta kanë shtuar ndjeshëm numrin e personave që vazhdojnë të kërkojnë trajtim të shpejtë mjekësor në qendrat shëndetësore verore pranë plazheve të Durrësit dhe urgjencës spitalore.

Situata është serioze ndaj strukturat për kujdesin shëndetësor lëvizin gjatë orëve të pikut edhe në zonat më të frekuentuara të qytetit të Durrësit për t’u ardhur në ndihmë banorëve dhe turistëve, si dhe informuar ata mbi rreziqet dhe kujdesin që duhet treguar.

Në 4 qendrat shëndetësore verore të ngritura në bregdetin e Durrësit janë trajtuar gjatë këtij sezoni mbi 4 mijë raste. Problemeve të shkaktuara nga temperaturat e larta dhe qëndrimi i gjatë nën diell, që mund të shkaktojë dhe kancer të lëkurës, u janë shtuar edhe pickimet, ku për herë të parë këtë sezon në Durrës shfaqen edhe peshqit helmues.

Pickimet janë më të shpeshta në plazhet që janë karakteristike për faunën e pasur siç është zona e Currilave, apo Gjiri i Lalëzit.

Mjekja e QSHV Currila kur thotë se pacientët në rast pickimesh duhet të drejtohen për trajtim të kualifikuar.

Mjekët apelojnë sërish për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve në këtë stinë të nxehtë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kombëtarja shqiptare e nis me humbje në eliminatoret e Europianit

Story i radhës

Aktakuzë ndaj dy serbëve, dyshohen për sulm ndaj KFOR-it ku mbetën 30 ushtarë të lënduar

Të fundit nga

Zbardhen prapaskenat

Një lajm i bujshëm po qarkullon ditët e fundit në mediat italiane për një tjetër mbrojtës që Juventusi mund t’i rrëmbejë Milanit. Këtë herë bëhet fjalë për Fikajo Tomorin i cili mund
ShkoLartë