durres pronat po shtrenjtohen largohet frika pas termetit shtohen investimet permiresohet infrastruktura 64165506bc455

Durrës, pronat po shtrenjtohen! Largohet frika pas tërmetit, shtohen investimet, përmirësohet infrastruktura

March 19, 2023
min lexim

Vlerat në tregun e pasurive të paluajtshme në Durrës po rriten ndjeshëm. Rritja është shumë e fortë, pas një ngecje për shkak të frikës nga pasojat që shkaktoi tërmeti i vitit 2019 dhe shkatërrimeve që shkaktoi në Durrës.

“Frika ka kaluar, po Durrësit i ka dhuruar Zoti detin dhe veçanërisht për të huajt që e shohin ekonominë dhe çmimet tona ende të ulëta. Nëse në Pragë me 50 mijë euro blen një garazh, në plazhin e Durrësit blen një apartament 1+1 shumë të bukur”, thotë Florian Tahiri, drejtues agjencie imobiliare.

Agjentët imobiliarë tregojnë se çmimet po rriten me shpejtësi edhe për shkak të projekteve që po zbatohen në qytet, që nga shëtitoret, porti i ri turistik e deri tek rehabilitimi i lagjeve të qytetit.

“Nëse i referohemi vitit 2022 kemi një rritje 10-15 % dhe trendi vazhdon i njëjtë. Kemi kërkesa të larta. Nëse më parë çmimet varionin nga 800-900 euro/m2, sot në këto zona shkon 1200-1300 euro/m2.   …. Nëse më përpara gjeje apartament te zona e stadiumit me 500 euro/m2, tani nuk e gjen më. Ka shkuar 600-700 euro/m2. I gjithë Durrësi ka pasur një rritje”, thotë Tahiri.

Një nga lagjet ku riparimi i infrastrukturës ka rritur vlerën është edhe kjo zonë në periferi të Durrësit. Pallate parafabrikate dhe ku mungonin rrugët e kanalizimet

Kemi bërë ndërhyrje në 40 objekte të para viteve ’90…. Me këtë projekt synojmë t’i japim jo vetëm një imazh tjetër zonës dhe ndikim direkt te fatura e energjisë elektrike të familjeve, po në këtë zonë do të ketë dhe një rritje të vlerës së pronës me investimin e kryer nga bashkia e Durrësit. Ky investim ka ndikuar dhe në një klimë më të mirë për biznesin e vogël në zonë”, shprehet kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako.

“Ka qenë lagjja shumë keq dhe investimi është i përkryer. Tapat e pallateve që bënë, do të ulin depozitat poshtë dhe fusha e rërës që do bëhet për fëmijë dhe që kishim vite që e kërkonim. Jemi shumë të kënaqur”, thonë banorët.

Rritja e shifrave të turistëve në Shqipëri i ka dhënë efektet edhe ne qytetin e Durrësit dhe në të gjithë zonën bregdetare atje në rritjen e vlerës së pronës.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

si te menaxhoni memesine 641654ff0b238
Story i mëparshëm

Si të menaxhoni mëmësinë?

be ja publikon aneksin e zbatimit te marreveshjes kosoves serbi 64165f51cd139
Story i radhës

BE-ja publikon aneksin e zbatimit të marrëveshjes Kosovës-Serbi

Të fundit nga

ShkoLartë