Durrës/ Përkeqësimi i motit në dy ditët e ardhshme, autoriteti detar njofton rreziqet

December 14, 2022
1 minut lexim

Përkeqësimi i motit në datat 14-15-16 ka bërë që Drejtoria e Përgjithshme Detare me qendër në Durrës të njoftojë rreth situatës gjatë atyre ditëve.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike, era do të fryjë në drejtimin jug-juglindje me forcën 5-7bft dhe me shpejtësi 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike autoriteti detar ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuar të motit.

Përmirësimi i situatës meteorologjike do të jetë pas orës 16:00 të datës 17 dhjetor.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fillojnë punimet për ndërtimin e urës në Vranoc i Vogël të Deçanit, pas shembjes

Story i radhës

Enver Peci lirohet nga pozita e kryetarit të Gjykatës Supreme

Të fundit nga

ShkoLartë