Durmishi: Zbatimi i rregullores për çmime nuk ndalet!

April 25, 2025
1 minut lexim

Ndwrkohw derisa enigma vazhdon Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të tregtarëve me shumicë dhe pakicë nga sektori i produkteve ushqimore, jo ushqimore, pijeve dhe duhanit.

Në qendër të takimit ishte Rregullorja e re, e cila tashmë është në fuqi dhe ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve.

“I dëgjova me vëmendje qëndrimet dhe sugjerimet e tyre, të cilat do të shqyrtohen në mënyrë të vazhdueshme, në kuadër të procesit të zbatimit dhe monitorimit të rregullores”, shkroi ministri Durmishi ne rrjetet sociale.
Me tej thekson se zbatimi i kësaj rregulloreje është një proces i gjallë, që do të vijojë në bashkëpunim me palët e përfshira, me synim ndërtimin e një tregu të ndershëm dhe funksional.

Rregullorja e re parasheh kontroll më të rreptë të çmimeve, me qëllim rritjen e transparencës në treg dhe mbrojtjen e interesit të qytetarëve. Ajo synon të krijojë kushte të barabarta për të gjithë aktorët ekonomikë dhe të ndalë praktikat e padrejta që kanë dëmtuar konsumatorët.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Mexhiti: I besoj plotësisht Kasamit, Zekës dhe Gashit, na bashkon ideja!

Story i radhës

Samiti Global Woman Club në Tiranë/ Rina Ajdari: Diaspora shqiptare rrol kyç gjatë gjitha proceseve politike dhe sociale nëpër të cilat ka kaluar populli ynë

Të fundit nga

Alba Vukaj ka nevojë për pushime

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj vazhdimisht është aktive në rrjetet sociale. Ajo kohëve të fundit tregonte se ka qenë e angazhuar me punë. Sot Alba ka publikuar një fotografi, përmes
sqmken
ShkoLartë