durmishi xhaferit ne kohen tuaj ndodhen shume fatkeqesi por asnje pergjegjesi tani 34 persona po perballen me drejtesine 67eed513cab02

Durmishi, Xhaferit: Në kohën tuaj ndodhën shumë fatkeqësi por asnjë përgjegjësi, tani 34 persona po përballen me drejtësinë

April 3, 2025
1 minut lexim

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, gjatë seancës për pyetje të deputetëve, iu përgjigj pyetjes së parashtruar nga ish-kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Ai tha se që në fillim të mandatit të tij si ministër ka kërkuar që Revizioni Shtetëror të vijë dhe të kryejë kontroll të plotë në funksionimin e institucionit, me qëllim që të konstatohet se çfarë është trashëguar nga e kaluara. Përveç kësaj, ai ka inicuar edhe një kontroll të brendshëm për mënyrën e funksionimit të Ministrisë së Ekonomisë.
Sa i përket çështjes së marrjes së licencës, ministri Durmishi tha se e ka shpjeguar në detaje të gjithë procedurën.
“Kam sqaruar se Ministria e Ekonomisë nuk ka asnjë kompetencë ligjore dhe asnjë mekanizëm që të kontrollojë nëse ndonjë lokal ka apo jo licencë, e aq më pak të konstatojë nëse ajo është apo jo e falsifikuar,” u shpreh Durmishi.
Në përgjigje të akuzave të deputetit Xhaferi, ministri Durmishi theksoi se sulmet nuk kanë të bëjnë me kërkimin e së vërtetës, por me përpjekje për përfitime politike të momentit.
“E di që doni të jepni përshtypjen sikur po kërkoni të vërtetën. Por dua t’ju them qartë: ju dhe partia juaj nuk jeni të interesuar për të vërtetën. Ajo që ju intereson është si ta shfrytëzoni çdo situatë për të bërë zhurmë dhe për të fituar ndonjë përfitim politik të momentit. Kjo nuk është diçka e re për qytetarët – ata tashmë janë të mësuar me ju”, theksoi ministri Durmishi.

Ai më tej iu drejtua Xhaferit dhe përfaqësuesve të tjerë të BDI-së, duke thënë se është cinike që ata të kërkojnë përgjegjësi, duke e ditur se në kohën e tyre kanë ndodhur skandale të rënda si rasti i “Durmo Tursit”, “Besa Transit”, spitali modular – dhe për asnjërin prej këtyre rasteve nuk është përgjigjur askush para drejtësisë.
“Për dallim nga ato raste, tani për herë të parë 34 persona janë duke u përballur me drejtësinë për një tragjedi të ndodhur,” përfundoi Durmishi.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

nese ai nuk e vret kompanine tuaj do ta beje ate me te forte thote nje studim 67eed3e57c13d
Story i mëparshëm

Nëse AI nuk e vret kompaninë tuaj, do ta bëjë atë më të fortë, thotë një studim

deshmuan eksperte ne gjykimin per zjarrin ne spitalin modular ne tetove 67eed5185f3b6
Story i radhës

Dëshmuan ekspertë në gjykimin për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë