Durmishi: Nuk ka rritje të inflacionit, masat e Ministrisë dhanë efekt

May 7, 2025
1 minut lexim

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi në një postim në rrjetin e tij social ”Facebook” ka deklaruar se masat e ministrisë që ai drejton kanë dhënë efektin e tyre duke mos patur rritje të çmimeve, inflacioni është stabil pas çka vërteton se masat kanë dhënë efektin e tyre.

Sipas Durmishit, inflacioni i matur përmes kostos së jetesës në prill krahasuar me marsin shënoi një rritje prej vetëm 0.6%, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikë

Statusi i plotë:

Sot, përsëri, lajme të shkëlqyera nga Enti Shtetëror i Statistikave. Inflacioni mbetet i qëndrueshëm!

Inflacioni i matur përmes kostos së jetesës në prill krahasuar me marsin shënoi një rritje prej vetëm 0.6%, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikës. Në prill 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, inflacioni ishte 2.6%. Kostot e ushqimit dhe pijeve po stabilizohen, masat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës po japin rezultate.

Çmimet e ushqimeve po ulen.

Shpenzimet për ushqim dhe pije në prill u rritën me 0.3% krahasuar me prillin e vitit të kaluar, ndërsa krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar, pati një rënie prej -1.3%.

Me masa dhe politika sistemike, ne po punojmë për të ruajtur standardin e jetesës së qytetarëve dhe për të stabilizuar çmimet për familjet!

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Bekim Sali: Taravarit s’mund t’ia falim takimet me Ahmetin!

Story i radhës

Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori i OSBE viziton Qendrën e KQZ-së të Votimit nga Jashtë, shoqërohet nga Celibashi

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë