Durmishi: Nëse Google investon portofolion e saj financiar në Maqedoni, çka do të ishte kjo për vendin tonë?

1 minut lexim

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi tha se ulja e tatimit vlen për kompanitë multinacionale, që siç tha, dukshëm do ta ndihmojnë ekonominë e vendit, përcjell TV21. Durmishi përmendi Google, që siç tha, paramendoni në qoftë se google portofolion financiare të saj e sjell në Republikën e Maqedonisë së Veriut, çka do të ishte kjo për vendin tonë. Durmishi sqaroi se, këto masa do të vlejnë për të gjithë.

 “Bëhet fjalë për kompani multinacionale, kompani ndërkombëtare të cilat me atë masë do t’i joshim që të vijnë dhe të investojnë në vendin tonë me çka dukshëm do ta ndihmojnë ekonominë e vendit. Paramendoni në qoftë se google portfolion financiare të saj e sjell në Republikën e Maqedonisë së Veriut, çka do të ishte kjo për vendin tonë. Ka një keqkuptim që bëhet fjalë për ata kompani por normal të gjitha kompanitë që arrijnë mbi atë fitim, normal që masa do të vlejë për të gjithë”, tha Durmishi.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Policia kërkon ndihmë për kapjen e një të dyshuari për vjedhje të rëndë

Story i radhës

Tentoi të kalonte kufirin drejt Austrisë me dokumente false, arrestohet shqiptari

Të fundit nga