durmishi me one stop shop ne bllace fund pritjeve te gjata ne kufi me kosoven 68016636aa303

Durmishi: Me “One Stop Shop” në Bllacë, fund pritjeve të gjata në kufi me Kosovën

April 17, 2025
1 minut lexim

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në emisionin “Biznes+” nw RTM2 bëri të ditur se sistemi “One Stop Shop” tashmë funksionon në pikën kufitare me Kosovën. Me këtë sistem të ri, qytetarët dhe bizneset kalojnë kufirin vetëm me një kontroll pasaporte, duke shmangur procedurat e dyfishta.

“Në më pak se 10 muaj, e bëmë realitet sistemin e vetëm One Stop Shop në vend”, tha Durmishi.

Durmishi theksoi se në hyrje nga Maqedonia kontrollin e bën pala kosovare, ndërsa në hyrje nga Kosova kontrollin e bën pala maqedonase. Sipas tij, kjo do të përgjysmojë kohën e pritjes dhe do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.

Ministri shtoi se edhe me Shqipërinë duhet të gjendet një model i ngjashëm, për të ndihmuar shkëmbimin tregtar dhe qytetarët. Kosova është ndër pesë partnerët më të mëdhenj tregtarë të Maqedonisë së Veriut.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

rijad shaqiri nuk ka marreveshje ne erresire aleanca ecen e vetme me qytetaret perballe 6801663274bb8
Story i mëparshëm

Rijad Shaqiri: Nuk ka marrëveshje në errësirë – Aleanca ecën e vetme, me qytetarët përballë

adnan azizi i kunderpergjigjet ali ahmetit 20 vite ne pushtet zajazi i tij pa kanalizim 6801663a58a1f
Story i radhës

Adnan Azizi i kundërpërgjigjet Ali Ahmetit: 20 vite në pushtet, Zajazi i tij pa kanalizim

Të fundit nga

BDI tani i del në mbrojtje Arben Taravarit

Nga BDI i kanë dalë në mbrojtje Arben Taravarit, pas deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, se ai nuk bashkëpunon me BDI-në dhe se do të ishte keq nëse e bën këtë Taravari.
ShkoLartë