1
Shkup, 28 nëntor – Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka njoftuar se nga marsi i vitit të ardhshëm do të kemi rritje të pagës minimale. Përmes këtij vendimi, ai ka bërë të ditur se është angazhuar për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Durmishi bëri të ditur se në javën e parë të dhjetorit do të mbahet Këshilli Ekonomiko Social, në të cilin, siç njofton ai, do të diskutohet për rritjen e pagës minimale.
Durmishi ka njoftuar se gjatë gjithë kohës është në kontakt me Odat e Ekonomisë, sindikatat, tregtarët dhe prodhuesit.
“Në muajin mars, sipas ligjit do të bëhen përllogaritjet dhe do të shihet se sa do të jetë paga minimale. Fondet janë parashikuar në buxhet për rritjen e pagës minimale, por do të shohim se sa do të jetë në janar dhe shkurt. Qytetarët do të njoftohen javën e ardhshme. Përgatitja për shportën e Vitit të Ri është drejt fundit, janë planifikuar më shumë se 600 produkte që do të mbulohen nga kjo masë, por më shumë detaje do t’ju japim javën e ardhshme sepse planifikohet të shpallet shporta diku të enjten ose të premten”, tha Durmishi.
BURIMI: zhurnal.mk