Dumfries: Ky është goli që më ka emocionuar më shumë

February 18, 2023
1 minut lexim

Në prag të Inter-Udinese së mbrëmjes së sotme, Denzel Dumfries ishte i ftuari i kanalit zyrtar të Inter TV. Holandezi foli për karrierën e tij, që nga fillimi e deri më sot.

“Në karrierën time ka disa faza të rëndësishme, qyteti ku kam debutuar është Emmen në Holandë, aty kam luajtur ndeshjen time të parë profesionale kundër FC Emmen, një prani e rëndësishme sepse ishte e para.

“Milano është një qytet i bukur, ka shumë gjëra për të bërë, është një vend ku ndihesh mirë.

Si fëmijë, gjëja që më pëlqente më shumë ishte të isha në fusha futbolli dhe të luaja me miqtë e mi, aty filloi gjithçka.

Mësova shumë gjëra dhe përjetova gëzimet e para të këtij sporti”.

Që në hapat e parë tek Inter-i, historia bëhet plot emocione për Dumfries:

“Ku nisi ëndrra ime? Shumë vite më parë, herën e parë që preka një top e kuptova menjëherë se doja të bëhesha një futbollist profesionist.

“Kam pasur lojtarë të ndryshëm si pikë referimi, njëri është Vincent Kompany, një mbrojtës shumë i fortë, gjithmonë i koncentruar, me një aftësi të madhe për të lexuar lojën.

Nëse më duhet të zgjedh një gol që më ka emocionuar, do të thosha i pari me Inter-in, ai kundër Roma-s.

“Më kujtohet krosimi i bukur i Bastoni-t, mbërrita me vrap dhe u futa me kokë për golin që fiksoi rezultatin në 3-0, ishte një moment i bukur që e kujtoj gjithmonë me kënaqësi”, përfundoi Dumfries.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Trupat e Wagner u përpoqën të uzurpojnë shtëpitë në Bakhmut, e pësojnë shumë keq nga ukrainasit

Story i radhës

Rikthehen vdekjet nga Covid-19 në Shqipëri

Të fundit nga

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë