Dukuri negative prezente në shkollat e vendit!

October 22, 2024
min lexim

Shkup, 22 tetor – Edhe përkundër faktit që shkollat janë institucione edukativo arsimore, pra që në radhë të parë kanë fokusin e edukimit të nxënësve e pastaj arsimimin, sërish në shkollat e vendit janë prezentë dukuri nga më negativet të mundshmet. E kjo nuk duhet trajtuar me qetësi e gradualitet por me shqetësim maksimal dhe urgjencë. Shitja e substanca narkotike, prija e duhanit, keqtrajtimit mes tyre, mbajtja e armëve të ftohta në çanta janë ndër ngjarjet më të dhimbshme që mund të ndodhin në institucionet arsimore, shkruan Zhurnal.

Situatë alarmante në shkollat e Tetovës –

Në disa shkolla të Tetovës, janë të pranishme dukurit negative, si duhan pirja, konsumimi i lëndëve narkotike dhe shitja e tyre në ambiente të shkollave, si dhe shumë sjelle devijnte të nxënësve. Kjo u theksua në debatin e organizuar nga Këshilli Komunal për Parandalimin e Delikuencës së të Miturve, së bashku me udhëheqësit e shkollave. Kryetarja e këtij këshilli Blerta Ahmedi tha se për të luftuar këtë dukuri duhet të rritet më shumë bashkëpunimi me Policin, dhe shkollat.

“Nga praktika jonë, nuk mund të themi se shkollat i fshehin këto raste. Ne kemi realizuar një anketë anonime me drejtorët dhe personelin profesional të shkollave për të identifikuar problemet dhe veprimet devijante të nxënësve. Nga përgjigjet e pyetësorit ka dalë në pah se disa nxënës përdorin lëndë narkotike, madje edhe i shesin. Duhet theksuar që ky problem nuk është i pranishëm në të gjitha shkollat, por në disa raste është raportuar. Për statistika konkrete duhet t’u referoheni organeve kompetente, pasi vetëm policia i posedon këto të dhëna. Ne nuk kemi statistika të sakta, por me siguri policia i ka.”, tha Blerta Ahmedi, kryetare e KKPDM për TVM2.

Se në shkolla ka sjelljen devijane është i informuar edhe kreu i Tetovës Bilall Kasami, i cili tha se nuk ka ndonjë ankesë zyrtare nga drejtuesit e shkollës, por tha se këto raste nuk duhen të fshihen nga udhëheqësit e shkollave.

“Informatë që qarkullon gjithandej është se ka keqpërdorime të fëmijëve në tualete të shkollave ku ndoshta pihet duhan apo edhe veprime tjera të pahijshme, këtu e kemi menduar mundësinë dhe do të shikohet me sektorin për arsim në kuadër të komunës që të instalohen edhe detektorë të tymit nëpër tualetet e shkollave sepse nuk kemi ndonjë denoncim nga profesorët, drejtoria e shkollave edhe pse bisedohet gjithandej në qytet se tualetet e shkollave keqpërdoren për kështu raste. Nuk është qëllimi që këto raste me t’i hedhim ndër tepih, përkundrazi të ballafaqohemi me këto situata dhe të merren masat adekuate.”, tha kryetari i Tetovës, Bilall Kasami për TVM2.

Problematike mbeten edhe rastet e dhunës midis nxënësve. Nga Policia e Tetovës thonë se edhe pse numri i rasteve të tilla është në rënie, ato ende mbeten të pranishme. Sipas tyre në vitin 2023 në Policinë e Tetovës u regjistruan 16 raste të dhunës në shkolla. Kurse në pesë muajt e parë të vitit 2024 janë regjistruan 7 raste. Gjykata e Tetovës për dhunë ndaj nxënësve nga viti 2020 deri në 2023 ka të regjistruara 197 lëndë, ndërsa ka sjellë 186 aktgjykime.

Mungon një strategji e mirëfilltë për siguri dhe edukim –

Shkollat janë institucione edukative – arsimore, nxënësit janë në meshën më delikate dhe nuk janë të vetëdijshëm për pasojat e veprimeve të tyre. Fenomeni i përhapur tashmë në çdo shkollë që pas çdo aksioni policor të kapen nxënës me substanca narkotike është tregues se në çfarë niveli ndodhen shkollat në vendin tonë. Shqetësuese dhe tmerruese kur dëgjohet që të rinjtë viktimizohen si pasojë e mungesës së informimit për dëmet që vijnë nga përdorimi i substancave narkotike.

Prandaj, duhet një mobilizim i gjithanshëm për krijimin e një strategjie e cila do të ishte efikase dhe do të prodhonte rezultate produktive në reduktimin e këtij fenomeni tashmë të përhapur. Ministria e Arsimit, OJQ-të e ndryshme, institucionet e sigurisë duhet që njëzëri nëpërmjet takimeve informuese, fletushkave të ndryshme, të senzibilizojnë nxënësit për dëmet dhe pasojat që shkaktojnë përdorimi i klëndëve narkotike.

Nga ana tjetër, trekëndëshi fëmija – prindi – mësimdhënësi duhet të fuqizohet edhe më shumë që rastet e tilla të parandalohet, të merren masa preventive dhe të jenë në kontakt të përhershëm për kohën se si fëmijët e kalojnë në shkollë, dhe ndihma që i ofrohet nga stafi. Mes tjerash vlen të theksohet që është më se e nevojshme pikërisht në këtë epokë të ketë prindërim më të përgjegjshëm. /Zhurnal.mk

 

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shqipëria, shërbime interneti më të lira se rajoni

Story i radhës

Saranda Imeri: VLEN nuk vepron si paraardhësit

Të fundit nga

ShkoLartë