“Duken të gjitha si unë”- Melinda Ademi thumbon hapur të gjitha koleget: Keni shkuar tek doktori me foton time?

min lexim

Menjëherë pas dissit të Taynës, reperja Melinda Ademi ka reaguar ashpër në rrjetet sociale. Mirëpo në reagimin e saj, Melinda nuk i drejtohet vetëm Taynës, por të gjitha kolegeve.

Në disa postime në Instastory, Melinda shprehet se katër vite më parë (kur ajo hyri në treg), koleget e sa filluan të dukeshin ndryshe dhe të bëhen si ajo. Më tej ajo ironizon duke bërë pyetjen: “A keni shkuar tek doktori me foton time?”.

“Më duke shumë për të qeshur. Në 2018 e gjithë estrada shqipatre u duk ndryshe, dhe ende sot 2022 po duken të gjithë si unë. A keni shkuar tek doktorët me foton time apo çfarë ka ndodhur. E vërteta është e vërteta, mos u prekni vetëm shikoni fotot para dhe pas do e shikoni se ku e kam fjalën. Sepse unë jam më realja këtu”– përfundon Melinda duke mos përmendur emra, megjithatë duket se ajo i drejtohet të gjithë artistëve të tjerë.

Melinda Ademi -Tayna- Rina do ktheheshin në trekëndëshin më të nxehtë në showbizin shqiptar rreth 4 vite më parë kur debutuan në muzikë, thuajse njëkohësisht. Duke qenë se ishin të treja repere dhe po hapnin kështu një rrugë të re për gjithë vajzat e tjera në repin shqiptar, rivaliteti mes tyre ishte i kuptueshëm. Pas ofendimeve të njëpasnjëshme e thumbimeve me vargje këngësh, para dy viteve, Melinda pushtoi mediat rozë duke i kërkuar falje Taynës për gjuhën e përdorur ndaj saj. Mirëpo, kjo e fundit jo vetëm që nuk i ktheu përgjigje publikisht, por nëpërmjet menaxherit të saj u shpreh se nuk e pranonte faljen dhe s’kishte asgjë për t’ i thënë Melindës.

Pas komenteve fyese nga fansat e saj dhe neglizhimit, Melinda është shprehur se fakti që i ka kërkuar falje Tayna-s është marrur si dobësi. Për një periudhë kohe u duk se “gjakrat” mes tyre u qetësuan. Teksa Tayna ka rregulluar marrëdhëniet me Rinën. Mirëpo, loja e diss-eve u hapu sërish. Sipas fjalorit modern të gjuhës angleze, një këngë ‘diss’, fjalë që vjen nga shkurtimi i fjalës ‘disrespect'(mungesë respekti), është këngë që synon të sulmojë verbalisht një artist tjetër. Këto këngë janë zakonisht rezultat i një sherri në përshkallëzim mes artistëve.

Image

Tayna, Melinda

Për tu rikthyer te Tayna kjo e fundit ka realizuar së fundmi një këngë në të cilën thotë:”Krejta këta e dinë kush është ‘Tata Mata’. zemër mos u prek se me ty s’e pata.” Mirëpo, në një këngë të sajën, Melinda thotë: “S’ka lidhje për këtë punë e dimë jemi ‘Tata-Mata’. Ke qejf me u krahasu por nuk jemi të barabarta”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Xavi: Messi e meriton një rast

Story i radhës

Mjeku i Bidenit tregon pse presidenti rezultoi sërish pozitiv me COVID-19

Të fundit nga