Dukagjini i Klinën synon që të përforcohet sa më fuqishëm për edicionin e ri.
Futbollisti më përvojë, Mërgim Pefqeli është zyrtarizuar nga skuadra e Dukagjinit.
” Mërgim Pefqeli vishet bardhegjelbër.
Ish-kapiteni i Prishtinës është përforcimi më i ri i klubit tonë.
KF Dukagjini njofton se ka nënshkruar me mesfushorin me përvojë, që në dy sezonet e fundit ishte pjesë e Prishtinës, teksa karrierë ka bërë edhe te disa klube tjera.
Përvoja dhe cilësitë e 30-vjeçarit pritet të jenë ndihmë e madhe për ne”, njofton FC Dukagjini.
Burimi: botasot.info