dukagjini triumfon bindshem llapi dhe mitrovica shenojne fitore ne udhetim 67e1d4c66bc41

Dukagjini triumfon bindshëm, Llapi dhe Mitrovica shënojnë fitore në udhëtim 

March 24, 2025
1 minut lexim

Xhiroja e 14-të e Superligës së femrave solli përballje të forta dhe shumë gola, me Dukagjinin që shënoi fitoren më të thellë të javës me rezultat 7:2 ndaj Malishevës.

Vendaset ishin dominuese gjatë gjithë takimit, duke shënuar tre gola në pjesën e parë dhe duke vazhduar me një performancë të shkëlqyer edhe në fraksionin e dytë të lojës. Ishin mysafiret ato që kaluan të parat në epërsi me një gol të shpejtë të Fortesa Berishës në minutën e 10-të.

Megjithatë, Dukagjini reagoi shpejt dhe barazoi me golin e parë të Erblina Berishaj në minutën e 26-të.

Më pas, Melisa Berisha e kaloi Malishevën në epërsi në minutën e 30-të, por pas katër minutash, Aurona Racaj u kundërpërgjigj me golin e saj duke barazuar rezultatin në 2:2. Pak para se të përfundonte pjesa e parë, Anjeza Berisha shënoi golin e tretë të Dukagjinit, duke bërë që rezultati në pushim të ishte 3:2 për vendaset.

Në fraksionin e dytë, Dukagjini dominoi plotësisht, me Erblina Berishaj, e cila kompletoi “hattrick”-un me golat e minutave (46’ e 56’) dhe çoi rezultatin në 5:2, ndërsa Anjeza Berisha shënoi golin e saj të dytë në minutën e 74, para se Ylberina Berishaj të vuloste fitoren 7:2 me një gol në minutën e 87-të.

Nga ana tjetër, ndonëse ishte në udhëtim, Llapi shënoi fitore ndaj Kosova VR, me rezultat 2:1.

Në këtë përballje, vendaset kaluan të parat në avantazh me një gol të Donesa Bajramit në minutën e 22-të, por mysafiret reaguan duke e rikthyer lojën në favorin e tyre, kështu që në minutën e 44-t, Lutfie Behrami barazoi rezultatin. Një minutë më vonë, përkatësisht në minutën e 45-të, Egzona Gashi realizoi golin e dytë, duke siguruar tri pikë.

Ndërkohë, takimi në mes të Ulpianës dhe Mitrovicës përfundoi me rezultat 0:2. Ishin sërish mysafiret ato që dominuan lojën. Blerta Shala kaloi Mitrovicën në epërsi në minutën e 29-të pas një aksioni të rrjedhshëm, ndërsa Shkurta Maliqi dyfishoi rezultatin pak para përfundimit të pjesës së parë. Pjesa e dytë nuk solli ndryshime në rezultat dhe takimi u përmbyll me rezultat 0:2.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

flet oficeri britanik kjo eshte arsyeja pse bashkesia nderkombetare nuk po merr masa per dorezimin e serbeve qe organizuan sulmet terroriste ne kosove 67e1d10e92a05
Story i mëparshëm

Flet oficeri britanik: Kjo është arsyeja pse bashkësia ndërkombëtare nuk po merr masa për dorëzimin e serbëve që organizuan sulmet terroriste në Kosovë

zbulohen se cilat te dhena ishin fshire nga google maps 67e1d5b49d009
Story i radhës

Zbulohen se cilat të dhëna ishin fshirë nga Google Maps

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë