Dukagjini i merr pikë Llapit 

Dukagjini i Klinës ka marrë një pikë të madhe nga stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Dukagjinasit barazuan me rezultat 1:1 me Llapin, në takimin e javës së 30-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Për Llapin shënoi Alidema (29’) e për Dukagjinin Shala (26’).

Në fund të takimit, Basriu shpëton gol të sigurt, duke hequr topin nga vija fatale dhe ia mohoi fitoren llapjanëve. 

Llapi ngec nga vendi i tretë për 6 pikë, duke u renditur në të gjashtin me 40 sosh sa ka edhe Dukagjini në të pestin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pse baballarët e kanë të vështirë të shprehin ndjenjat e tyre

Story i radhës

Kosovë, pjesëmarrje minimale e votuesve në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore

Të fundit nga