Duka tha se mund ta meritojë stolin e Shqipërisë, ja si përgjigjet Bushi!
Ish-sulmuesi i Shqipërisë, Alban Bushi, nuk e fsheh faktin se ndihet i mikluar nga deklaratat e Presidentit Duka, që gjatë një prononcimi të fundit ndër të tjerë përmendi edhe emrin e tij si trajner që mund të meritojë stolin e Kombëtares A.
“Është motivim për çdo trajner kur Presidenti të përmend emrin, por, gjithsesi, ne jemi të fokusuar tek U-21 dhe ndihemi shumë mirë.
Sepse është njësoj, si të jesh trajner i A-së, si i U-21, objektivi është që Shqipëria të kualifikohet në Kampionatin Europian apo atë Botëror”.